Mbrëmja e sotme i gjeti vajzat të mbledhura në oborr. Për herë të parë që prej hyrjes në shtëpi, ato u mblodhën të gjitha bashkë dhe biseduan pa sherre e debate. Madje, ato falenderuan njëra-tjetrën për ndihmën e dhënë në momente vështirësie dhe kërkuan që nëse në një moment konstatojnë se dikush po reagon apo po sillet keq, t’i tërhqin vëmendjen. Olta u kërkoi vajzave që të jenë më tolerante me njëra-tjetrën dhe tha që ata duhen ta suportojnë njëra-tjetrën në momente vështirësie dhe jo vetëm në momentet e bukura. Nga ana tjetër, Kiara falendoi të gjitha vajzat që u kujdesën për të në ditët kur ajo u rrëzua në dhomën e ndenjes dhe pësoi lëndime.