Ish- kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Leonard Olli ka komentuar sondazhin e Barometrit në Euroneës Albania, në lidhje me faktin sesi po shkojnë punët në Tiranë krahasuar 5 vite më parë dhe për garën mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit demokrat, Belind Këlliçi.
Sipas Ollit, opinioni publik ka qenë i saktë në sondazh, ku nënvizoi se në Tiranë janë kryer punë dhe se nuk duhet mohuar gjithçka. Por Olli shtoi se ka ende gjëra që duhen përmirësuar.

“Kjo është një e vërtetë, opinioni publik nuk ka gabuar. Edhe ne nuk mund të mohojmë gjithçka. Nuk mund të krijohet baza e një kritike, qoftë analitike, gazetareske, profesionale apo edhe politike, inarcizmin dhe mohimin e gjithçkaje. Janë bërë edhe punë sigurisht, janë rregulluar ambiente, janë asfaltuar, janë rregulluar blloqet e banimit