Prej disa kohësh tashmë, Antonio Cassano është kthyer në një komentues të ndeshjeve në televizionet italiane dhe ka hapur polemika të mëdha me komentet e tij, shpesh herë drejtuar dhe më të mëdhenjve.

Në deklaratën e tij të fundit për BoboTv, barezi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj trajnerit të Romës, Hose Mourinho duke thënë se ai nuk është një trajner i madh, por që thjesht ka fat dhe di të sillet me mediat.

“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh. Ai thjesht di të luajë me median dhe është një komunikues i shkëlqyer. Ai trajton mirë lojtarët e më të mirë të ekipit fortë, por jo ata që nuk janë shumë të mirë. Është shumë e lehtë të jesh miq me lojtarë të mëdhenj”, tha Casano në një lidhje për BoboTV. Aktualisht, pas fitores ndaj Empolit, Roma renditet në vendin e tretë të Serie A.