Mbrëmja e kaluar ishte një prej netëve me më shumë emocione në “Big Brother VIP”, me një eliminim të dyfishtë që ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.

Efi ishte e eliminuara e mbrëmjes, gjë që solli trishtim të madh tek Luizi e Kiara, ndërsa gëzim të pafundëm tek Olta dhe grupi i saj.

Olta nuk denjoi as ta përshëndesë konkurrenten e ta përcjellë tek dera si të gjithë banorët e tjerë, por qëndroi në dhomën e ndenjes.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo bisedoi me Dean për zgjedhjen e të nominuarve dhe eliminimin, duke mos mbajtur dot gëzimin e madh që Efi, ishte larguar tashmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”- ishin fjalët që Olta i tha Deas për daljen e Efit.

Ndërkohë që po e ndihmonte të zbërthente bluzen Dea e pyet Oltën se si kishte reaguar dhe përgjigja e saj do t’ju habit.

DeaMishel: Po unë si reagova

Olta: Perfekt, perfekt.