Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u takua sot me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se temë e diskutimit kanë qenë dhe zgjedhjet e 14 majit dhe vota e emigrantëve.

“Zgjedhjet vendore të 14 Majit, puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vota e emigrantëve dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian ishin disa prej temave të diskutimit”, thekson Gjiknuri.