Në qershor do të përfundojë së ndërtuari aksi Korçë-Ersekë. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, rrugë të cilën e cilëson si një nga veprat më madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmit.

‘Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur.’– shkruan Rama.