Revista Amerikane “Mother Jones” shkruan se çështja McGonigal, ka tërhequr vëmendjen mbi një nga operacionet më të çuditshme të ndikimit të huaj që ka ndodhur në Uashington, një përpjekje e lidhur me Rusinë për të ndikuar në politikën amerikane.

Për këtë përpjekje, revista i referohet lobimit të Partisë Demokratike me para ruse në SHBA, skandal që u zbulua pikërisht nga kjo revistë në vitin 2018.

“Historia e këtij operacion-ndikimi është e ndërlikuar me një zbulim që “Mother Jones” bëri në vitin 2018. Zbulimi kryesor ishte se një kompani misterioze e regjistruar në Skoci e quajtur Biniatta Trade, e cila u krijua nga dy kompani të Belizesë që kontrolloheshin pjesërisht nga dy kompani britanike që ishin secila e kontrolluar nga një shtetas tjetër rus, pagoi 150,000 dollarë në fillim të 2017 një lobisti të Uashingtonit të quajtur Nick Muzin. Kjo për të promovuar në Shtetet e Bashkuara Partinë Demokratike të Shqipërisë.”, shkruan Mother Jones.

Sipas revistës, Muzin përdori influencën e tij për të siguruar suport brenda Portisë Republikane, për kreun e PD në atë kohë Lulzim Basha.

*Këtë të fundit, Mother Jones e konsideron si kandidatin e preferuar të Kremlinit për Kryeministër, i cili po përballej në fushatë me kritikun më pro-perëndimor të Putinit, Edi Ramën.*

“Si një kundërshtar i flaktë i Ramës, një kritik pro-perëndimor i Putinit që kishte paralajmëruar për përpjekjen e Rusisë për të fituar ndikim në Ballkan, Basha, me sa duket, ishte kandidati i preferuar i Kremlinit.

Në një moment, Muzin e solli Bashën në një mbledhje fondesh të GOP në Wisconsin, ku Trump ishte folësi kryesor. Në këtë ngjarje, ku një donacion prej 20,000 dollarësh i dha një të pranishmi një vend VIP dhe një fotografi me Trump, Bashës iu shkrep fotografia me Trump”, shkruan Mother Jones.

How the Case of Arrested FBI Agent Charles McGonigal Is Tied to a Russia-Linked Influence Effort