Një tjetër debat ka ndodhur mes dy vajzave brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kiara ka debatuar sërish me oltën pasi sipas saj Olta e komandon dhe ndërhyn në çdo moment në atë çfarë bën dhe çfarë thotë Kiara.

Kiara i ka kërkuar Oltës mos të ndërhyjë në momentin që asaj i jepet një zarf për tu komunikuar me banorët në shtëpi. Sipas saj, forma se si Olta shprehet është urdhëruese dhe i kërkoi asaj mos t’i drejtohet më në atë mënyrë.