Një nënë me foshnjën e saj kanë shpëtuar mrekullisht pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit “Koço Gliozheni” në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

Njëri prej mjekëve, i cili ka asistuar në këtë rast, tregon se diagnoza e nënës ka qenë shumë e rrezikshme, por falë punës së bluzave të bardha gjithçka përfundoi me sukses.

Vezir Tena, Obsteter-Gjinekolog te “Koço Gliozheni”: Rasti për të cilin ishte diagnoza, është një nga më të rrezikshme. Hyn në tre apo katër diagnozat që janë me mortalitet shumë të lartë.

Gjithashtu bluzat e bardha tregojnë dhe për shëndetin e foshnjes pas ardhjes në jetë.

Ky ishte një tjetër rast i vështirë, por i suksesshëm sipas Kryeministrit Rama që bluzat e bardha ndeshin gjatë punës së tyre.