Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar me homologun e saj turk, të cilit i ka shprehur ngushëllimet për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Kim shkruan se SHBA është me Turqinë në këto kohë të vështira.

“Në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, i shpreha mikut dhe kolegut tim, Tayyan Kagar Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këto kohë të vështira”, shkruan Kim.