Për raundin e 23-të në Serie A, Milan fitoi 0-1 me Monzën në transfertë. Në stadiumin “Brianteo”, kuqezinjtë iu falën golit të Messias në minutën e 31-të të ndeshjes, për të marrë fitoren e dytë radhazi pas tre humbjeve në kampionat. Tanimë të besuarit e Piolit shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e tretë. Monza me 29 pikë mban vendin e 10-të në Serie A.