Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-agjentit të policisë Jeton Lami për ta liruar nga qelia.

Ish-efektivi i operacionales i arrestuar për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj do të mbetet në burg pa afat. Prokurorët e kanë vizituar disa herë në qeli me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di për Ervis Martinajn, por Lami ka refuzuar.

Ndërkohë që Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me kërkesën për lejimin për ta marrë në pyetje të ndaluarin, në lidhje me hetimet që organi i akuzës po bën pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.