Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore.

Gardiani tashmë në moshën 26-vjeçare, vendos të rikthehet në skuadrën e Laçit aty ku u bë i famshëm dhe fitoi vëmendjen e parë ndërsa shpreson të gjejë minutat e duhura edhe për të qenë pranë kombëtares ashtu siç ka ndodhur në grumbullimet e fundit.

Nga ana tjetër, portieri Klajdi Kuka është larguar nga Laçi në drejtim të Vlorës aty ku me anë të formulës së huazimit, do të luajë pjesën e mbetur të sezonit me fanellën e Flamurtarit. Ndërkohë, pjesë e organikës së kurbinasve është edhe Mario Dajsinani i cili ishte titullar në pjesën e parë të sezonit.