Nga Hergi Llupi

Serie A ka mbyllur pjesën më të madhe të sfidave të raundit të 24-të, por janë ende 4 ndeshje të tjera për t’u luajtur më datë 27 dhe 28 shkurt. Të shtunën, më datë 25 shkurt, Napoli fitoi në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-2. Një autogol i Ismajlit në minutën e 17-të dhe goli i dytë nga i përhershmi Osimhen në minutën e 28-të, i dha fitoren dhe tre pikët skuadrës së Spallettit, të cilët tashmë mund të thuhet me plot gojë që kanë blinduar vendin e parë.

Napoli ka krijuar një distancë prej 18 pikësh nga vendi i dytë. Interi zhgënjen ndaj Bolognas në shtëpinë e këtyre të fundit, me zikaltërit të cilën u mposhtën minimalisht me rezultatin 0-1. Skuadra e Inzaghit nuk zhvilloi një ndeshje të mirë dhe kundërshtari ishte tepër i etur për një rezultat pozitiv në shtëpi. Interi ndodhet në vendin e dytë bashkë me Milanin me nga 47 pikë. Kampionët në fuqi të Italisë, Milani, fitoi dje në mbrëmje në San Siro ndaj Atalantës me rezultatin 2-0.

Lajm i jashtëzakonshëm për Piolin pasi Maignan u rikthye pas një kohe tepër të gjatë dhe startoi sfidën nga minuta e parë, gjithashtu pati minuta edhe për Zlatan Ibrahimovic. Sot më datë 27 shkurt, do të luajë Verona-Fiorentina dhe Lazio-Sampdoria. Ndërsa të martën, më datë 28 shkurt, Cremonese-Roma dhe Juventus-Torino do të mbyllin raundin e 24-të të kampionatit italian.