21 Shkurt, Shkodër- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, në kuadër të Programit të Dentistrisë në shkolla, kanë parë nga afër në Shkollën “Ismail Qemali”, kabinetin e ri dentar
“Kemi krijuar mundësinë që përgjatë këtyre dy viteve të investojmë në 19 klinika dentare në shkolla, duke organizuar shërbimin në qarqe, nga Elbasani, Shkodra, Durrësi, Tirana, do vijojmë të shtihemi për të garantuar shërbim specifik dhe me standarte të larta. Janë më shumë se 250 stomatologë në gjithë vendin, një armatë që punojnë për edukimin oral, për depistimin dhe trajtimin. Në Shkodër kemi investuar ne 3 klinika stomatologjike në shkolla”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se programi i shikimit ka referuar për problematika 10% të fëmijëve të depistuar.
“Programi i kujdesit të shikimit, fëmijët në moshën 6-14 vjeç në shkolla kanë mundësi të depistohen për kontrollin e vizusit dhe më pas të mund të referohen për kontrolle të mëtjeshme tek mjeku specialist okulist, gjë që ka bërë të mundur të depistohen 112 mijë fëmijët dhe që 10% e fëmijëve janë referuar tek mjeku specialist”, – tha Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se dy programet, ai i shikimit dhe kujdesit oral në shkolla kanë dhënë rezultate shumë të mira dhe synojnë të informojë pindërit nëse ka problemtika në shikim apo në kujdesin e dhëmbëve, për t’u ndjekur dhe trajtuar më pas nga mjeku specialist.