Saga e Big Brother vazhdon ende, ku diskutohen shumë banorët që janë por edhe prurje të reja.
Sara dhe Lori Hoxha po bëjnë të pamundurën ta fusin në ‘BB Vip Albania 2’ Romeo Veshajn, madje kanë bërë shumë takime private. Thuhet që Romeo ka marrë edhe sugjerimet nga shoqëria dhe ata i kanë thënë mos të hyjë pasi Luizi ka shkuar shumë larg me lojën. Romeo Veshaj është një personazh dinamik, energjik dhe shumë këmbëngulës brenda shtëpisë mbase do dhuronte edhe spektakël. Kjo mbetet për tu parë. Fitorja e Luizit duket e sigurt dhe nga banorët që janë aty brenda asnjëri nuk i bën dot ballë, deri diku Olta, por prapë nuk i afrohet dot. Hyrja e Romeo Veshaj do i jepet një tjetër dinamike shtëpisë që ka filluar të bëhet monotone, banorët janë ndarë në dy grupe dhe ndoshta futja e tij do i ndryshonte ujërat. Vjet Donaldi shkoi deri në finalen e madhe dhe në fund u mposht nga Ilir Shaqiri, ndoshta Romeo mund ta conte deri në fund atë që Donaldi nuk e arriti dot vjet.