Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve është Kahramanmaraş, që shkaktuan humbjen e mbi 5 mijë qytetarëve në Turqi dhe Siri, kanë goditur dhe sportin.

Mes viktimave të tërmetit apokaliptik është dhe çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir. 27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri-tjetrit pa shenja jete.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, ndërsa u martua me volejbollistin. Në Turqi është shpallur zi kombëtare, ndërsa të gjitha aktivitetet sportive janë ndërprerë që dje.