Si sot 15 vjet më parë, Kosova u shpall shtet sovran i pavarur, duke u shkëputur nga historia e trishtë dhe episodi i përgjakshëm i gjenocidit nga ish Jugosllavia.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka nisur me interpretim të filarmonisë të Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik e cila kishte qëllimin stoik për t’u bërë pjesë e famijes së madhe euroatlantike. Ishte ish presidenti Hashim Thaçi i cili lexoi në Kuvendin e Kosovës deklaratën e pavarësisë së shtetit të Kosovës, çka do ndryshonte njëherë e mirë perspektivën për demokraci si dhe do të shërbente si pikënisja e punës së madhe për të arrirë synimet sublime të shtetit të Kosovës.