Milani pësoi mbrëmjen e sotme disfatën e katërt radhazi, duke përfshirë edhe Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë e Piolit u mposhtën me rezultatin 1-0 në derbin ndaj Interit, duke konfirmuar kështu momentin “jo”.

Hera e fundit që Milani pësonte 4 humbje radhazi midis janarit dhe shkurtit ishte viti 2017, asokohe kuqezinjtë drejtoheshin nga Vinçenco Montela. Një sezon për t’u harruar ai i atij viti.