Chelsea ka zyrtarizuar blerjen rekord të Enzo Fernandez. “Blutë e Londrës” insistuan gjatë për shërbimet e mesfushorit të talentuar argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës dhe u shpall lojtari i ri më i mirë në Katar 2022. Klubi anglez u bind për të paguar klauzolën e vendosur nga Benfica (121 milionë euro), duke e kthyer 22-vjeçarin në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Premier League.

Fernandez bëhet futbollisti i gjashtë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas Neymar, Mbappe, Dembele, Coutinho dhe Joao Felix, ndërkohë që Benfica realizon një tjetër shitje të jashtëzakonshme.

Pasi trajneri i Benficas, Roger Schmidt, konfirmoi shitjen e kampionit të botës ka ardhur edhe zyrtarizimi i Chelsea, që me një video të postuar në rrjetet sociale konfirmon blerjen e Enzo Fernandez.