Është realizuar me sukses ndërhyrja e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë te u tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “facebook”.

Postim i plotë:

#Histori suksesi

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika.