Këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi do të performojë këngën ‘Duje’ në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, më 11 maj. Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Një ditë më parë doli logoja dhe slogani i Eurovision 2023 që do të mbahet në Liverpool duke qenë se situata në Ukrainë mbetet ende e tensionuar. Eurovisioni që ka ngjyrat e flamurit ukrainas dhe mban sloganin “United by Music” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Mbetet për tu parë nëse këngëtarja Albina Kelmendi do ia dalë të shkojë në finale.