SHBA- FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware! Ky vendim ka ardhur si pjesë e hetimit për dokumentet e klasifikuara. Lajmi është konfirmuar nga vetë avokati i presidentit, i cili tha se kërkimi ishte ishte “planifikuar” me “mbështetjen e plotë” të presidentit.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e FBI. Kërkimi është i fundit në një seri të kryer në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn-Biden, në Uashington DC në nëntor. Dokumentet shtesë u zbuluan në shtëpinë e Biden në Delaware në kontrollet e mëvonshme të kryera në dhjetor dhe janar. Biden ka thënë se ekipi i tij bëri “atë që duhej të bënte” dhe po bashkëpunonte plotësisht për hetimin.