Amos Zaharia ishte banori i eliminuar mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother Vip. Aktori nuk kishte biletë kthyese dhe u largua përfundimisht nga shtëpia.

Ndërkohë pjesë e spektaklit janë bërë tre banorë të rinj, vajza e këngëtarit Sabianit, Keisi Medini, gazetari Bledi Mane dhe aktori i humorit Tan Brahimi.

Keisi dhe Tan Brahimi dukeshin të pozicionuar pranë grupit të Luiz Ejllit, ndërsa Bledi Mane u rreshtua si kundërshtar i tij.

Ndërkohë për të shtunën janë në nominim Tea Trifoni, Olta Gixhari dhe Dea Michelle, të cilat u dërguan në nominim nga Kiara Tito pasi hapi “Kutinë e Pandorës”.

Ky vendim i moderatores u konsiderua nga fansat si hakmarrje për eleminimin e Efi Dhedhes, pasi Dea Michelle e nxorri në nominim me Luizin dhe Kiarën.