Partnerja e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodriguez dhe bashkëshortja e Alvaro Moratës, Alise Kampelo janë shoqe të ngushta me njëra-tjetrën dhe këtë e kanë konfirmuar sërish.

Pas lindjes së vështirë që Alise kaloi, Xheorxhina i ka qëndruar pranë dhe ka surprizuar vajzën Bella me dhurata shumë të shtrenjta.

Ajo i ka dhuruar një çantë ndërrimi rozë të zbehtë nga marka Dior me vlerë 2400 euro dhe një batanije me vlerë 350 euro. Këto i ka bërë të ditura vetë, partnerja e Moratës përmes postimeve në Instagram.