Në parlamentin e Serbisë vijon seanca maratonë e nisur që të enjten në mëngjes, ku po diskutohet raporti presidencial shtator-janar për Kosovën.

Presidenti Aleksandër Vuçiç komentoi sërish episodet e dhunës, ku nuk munguan as grushtet, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte një turp i madh për vendin.

“Duhet të fitoni me argumente, jo me dhunë. E patë sa të lumtur ishin Kurti dhe mediat e tij, kroatët dhe mediat e tyre”, u shpreh Vuçiç.

Kundër tij folën edhe anëtarë të partisë së gjelbër, me deputetin Robert Kozma, që akuzoi presidentin dhe partinë e tij Progresiste Serbe, SNS, se ka futur sundimin e terrorit në veriun e Kosovës, vetëm për të qëndruar në pushtet.

“Rrethanat nuk janë në favorin tonë, por unë nuk jam por një konflikti të ndrirë”, u shpreh më tej Vuçiç. Në seancën e së enjtes, presidenti sqaroi dhe 10 pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën, duke nënvizuar nenin 4 si më problematikun për t’u pranuar, pasi Serbia duhet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.