Furtunë dhe reshje dëbore, kjo do jetë dita më e vështirë e javës,Duke filluar nga dita e hënë do të ketë ndryshim të theksuara të motit, ku dita më e vështirë do të jetë e marta.Sipas parashikimit të Windy, temperaturat të hënën do të ulen me disa gradë dhe do të ketë reshje shiu në pjesën veriore dhe perëndimore me ndryshim të drejtimit të erës nga veriu në jug, me intensitet deri në 7 bafortë.Ditën e martë, pritet që në zonat malore të nisin reshjet e dëborës.Për sa i përket erërave, të martën ato do të qëndrojnë të forta dhe do të vijnë nga veriu. Kjo situatë, megjithatë, duket se nuk do të zgjasë shumë pasi nga e mërkura dhe në vijim do të ketë një përmirësim tjetër të kushteve atmosferike.