Për festën e Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.
Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.
Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara Bashkisë, ndërkohë që ato kanë “pushtuar” pothuajse gjithë fasadën.
Zbukurimet janë realizuar edhe në zona të ndryshme të qytetit.