Një ditë më parë, Allegri dhe i gjithë stafi drejtues i Juves vendosën “duart në kokë” teksa trajneri u shpreh se Pogba nuk ndihet mirë, ka pësuar një tjetër dëmtim dhe mund ta shihnin në fushë në nivele të larta vetëm pas dy muajsh. Për fat të mirë, parashikimi i Allegrit nuk ka rezultuar i vërtetë pasi rezonanca magnetike nuk ka treguar dëmtim në flesorët e kofshës.

Në çdo rast, Pogba nuk do të jetë në fushë kundër Lazio-s në Kupë, por shpresojnë të jetë kundër Salernitana-s në Serie A. Rikthehet apo jo në kohë Pogba, drejtuesit e Juves nuk janë shumë të bindur për rolin e francezit, në sytë e tyre Pogba nuk është as i paprekshëm e as i pashitshëm.

Mesfushori nuk ka shijuar ende asnjë ndryshe zyrtare me Juves, por në të njëjtën kohë po paguhet rregullisht. Pogba ka një pagë prej 10 milionë euro në sezon, nga më të lartat në Torino.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se drejtuesit po mendojnë t’i heqin bonuset nga paga e tij vjetore, por ky detaj mund të sjell pakënaqësi pasi e sigurt është që francezi nuk do ta priste mirë. Jo vetëm Pogba, një tjetër çështje e nxehtë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është edhe ajo e Dusan Vlahovic.