Dritë në fund të tunelit për Juventusin. Bardhezinjtë mposhtën 1-0 Lazio-n në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballen me Interin, zikaltërit të cilët më herët eliminuan Atalanta-n.

Në ‘Allianz Stadium’ ndeshja kundër kryeqytetasve të Sarrit u vulos nga goli i Bremer në fundin e pjesës së parë, i ndihmuar edhe dalja e pastudiuar mirë e portierit Maximiano. Në vijim Lazio u përpoq të barazonte, por reagimi nuk ishte i mjaftueshëm, ndërsa Juventus përveç kualifikimit buzëqesh edhe për lojtarët e munguar, pasi Chiesa dhe Vlahovic luajtën titullarë. Për më tepër gjysmëfinalja e Kupës vjen në një periudhë të errët për klubin, pasi që prej dënimit me -15 pikë në kampionat nuk kishte marrë asnjë fitore.

Pas sfidës në Torino trajneri i Juventusit Allegri u shpreh se ‘më në fund lojtarët po luajnë me shpirtin e duhur në fushë’, ndërsa trajneri i Lazio-s Maurizio Sarri tha se ‘është i pakënaqur me rezultatin, por i lumtur me atë që skuadra bëri në fushë’.