Kur Juliette Lamour fitoi “jackpot” në lotari, me tentativën e saj të parë, kërkoi menjëherë ndihmën babait të saj, për mënyrën se si do të investoheshin këto para.

18-vjeçarja fitoi plot 35 milionë dollarë, për t’u bërë kanadezja e parë që fiton një çmim kaq të madh në lotarinë kombëtare.

Por, ndërsa shumë adoleshentë do të shfrenonin fantazinë se çfarë mund të bënin me kaq shumë para po t’i kishin në dorë, Juliette është me këmbë në tokë.

Studentja tregoi para kamerave se synimi i saj është që të mbarojë studimet dhe të bëhet një mjeke e aftë.

“Shpërtheva në lot gëzimi kur e pashë që kisha fituar Gold Ball me biletën e parë që kisha blerë ndonjëherë. Unë e kisha harruar biletën, por kur dëgjova se çmimi i madh ishte në qytezën time atëherë e kontrollova në aplikacion dhe pashë që isha fituese”, tregon 18-vjeçarja për mediat kanadeze.