Luizi është emri më i përfolur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, ndërsa pas tij vijnë më radhë Kiara dhe Efi ku me këtë të fundit ka krijuar një miqësi të fortë.

Në kohën kur Luizi gënjeu për sëmundjen ishte Efi ajo që i qëndroi pranë duke i dalë kundër gjithë banorëve të tjerë pasi ajo tha se Luizi ka diçka që fsheh dhe do ta pres të di çka është pasi sipas saj ai nuk i bën këto gjëra për famë.

Së fundmi në sy të të gjithë banorëve Efi e ka pranuar se Luizin e ka shok kjo pas ishte Olta ajo që mundohej ta mbaj në grupin e saj, mbrëmë duke biseduar me banorët Luizi tha se javën e kaluar i ka ndihmuar Maestros në nominim duke e mbajtur në qendër të vëmendjes andaj i ka borxh që t’i ndihmoj edhe Efit.

Ai i tha se ka kërkuar nga Vëllai i Madh që biletën e tij të kthimit t’ia jap Efit pasi ajo nuk ka një të tillë dhe mbetet të shihet cila do jetë përgjigja.