Sokol Cikalleshi ka shënuar dopietë për skuadrën e tij në Arabinë Saudite. Al Khaleej po fiton 2-0 me Damac për javën e 17 të kampionatit, me kavajasin që ka rezultuar “vrastar” para porte.

Sulmuesi i Kombëtares hapi ndeshjen në minutën e 32, kur goditja e tij nga jashtë zone u ndal nga rrjeta. Do duhej më pas e 45 minutë që Cika të gjente sërish golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Tanimë Sokol Cikalleshi shkon në kuotën e pesë golave të shënuar këtë sezon me Al Khaleej në Arabinë Saudite. Në listën e golashënuesve, Cikalleshi lë pas Ronaldon i cili me Al Nass ka shënuar katër gola.

Kujtojmë se shqiptari është i huazuar te Al Khaleej dhe në verë do rikthehet te Konyaspor në Turqi. Kavajasi është duke udhëhequr të tijtë që me këtë tri pikësh dalin nga zona e ftohtë e renditjes.