Nga Ylli Pata

Nëse opozita, që është shumë laramane, e është logjike të jetë kështu, do të kishte një narrative që do ta vinte Edi Ramën me shpatulla për muri, do të kishte fatin e një parlamentari të ri shumë vite më parë. Bëhet fjalë për Taulant Ballën, i cili mjaft kohë pas 15 marsit 2008, pra kur ishte dhënë vendimi për hyrjen e Shqipërisë në NATO etj etj, doli në Parlament, e foli për aferat e Shkëlzenit dhe Argitës si agjentë financiarë të qeverisë. Sali Berisha u tmerrua, e ju kthye direkt: “Nëna jote, motra jote është prostitutë. Ta bëj fytyrën si kpuca. Ore ta bëj fytyrën si kpuca.

Taulanti, shikohet në video që i ka shtuar, ore je në rregull ti. Ore ta bëj fytyrën si kpuca, motra jote nana jote janë prostitute”. Kështu tha kryeministri, i cili realisht atë moment nuk ishte më kryeministër. Sepse opozita kishte përmbysur narrativën politike. Sot opozita sipas gjasave kishte vendosur ta priste në kurth Edi Ramën, e më pas ta godiste papushim. Kryeministri vendosi që të mos marrë pjesë në planin e opozitës. Në rend të parë në logjikë, Edi Rama e ka shkelur rregullin e një kreu të mazhorancës që të jepte llogari para Kuvendit, por opozita këkronte inteprelance apo kërkonte ta shqyente kryeministrin që e kishte ftuar në një kurth, ku përveç shigjetave nga lart, kishin llogaritur dhe kamat në zemër.

Ja nuk erdhi Rama si cjapi te kasapi, po ku ështyë fabula e tyre, pra thelbi i inteprelancës. Le ta bëjnë publike. Përse e akuzojnë Edi Ramën. Se sot në Kuvend, Bardhi me shokë çfarë nuk thanë se paratë janë vërtitur nga Rama te agjenti i FBI-së e përralla të tjera, por që secila prej këtyre tezave dukej si pas dopjos së shtatë. Inati i sotëm i opozitës ishte sepse nuk erdhi Rama. Por këtë inat mund ta shpërthenin, shpërfaqnin, edhe ndaj mazhorancës. Përse s’e bënë? Logjikisht ka dy arsye: Ose nuk kanë argumente të plota, ose e kanë lënë për fushatë. Por me logjikë ata nuk kanë pritur një interpelancë, por një pusi ku ta shqyenin Edi Ramën. Pasi ndryshe nuk se mund ta rrëzojnë…