Prej javësh flitet për emra të rinj që do të futen në shtëpinë e Big Brother, por Lexo.al ka mësuar se një prej tyre që pritet të hyjë sonte është Dijonis Biba.

Ai përflitet se do t’i bashkohet banorëve në shtëpinë më të famshme, pasi është parë edhe pranë ambienteve të Top Channel.

Dijonis Biba është këngëtar dhe personazh i njohur i rrjeteve sociale që në adoleshencë. Ne fillimet e tij ne Instagram ai njihej edhe si “Genci ecën vete”, pastaj vendosi emrin e tij real “Dijonis Biba”, qe e mban edhe sot.

Ai ka publikuar deri më tani disa videoklipe në bashkëpunim edhe me Ilir PPJ.