Të dielën sytë e futbolldashësve në të gjithë botën do jenë drejt Seria A, pasi luhet derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit. Zikaltërit e Inzaghit duan t’ja dalin për të gjetur vazhdimësinë, ndërsa ‘djalli’ kampion në fuqi për të lënë pas krizën e janarit.

Ndërkohë ajo që e bën më të bukur derbin janë tifozët, të cilët prej ditësh kanë blerë të gjitha biletat e San Siro-s, më shumë se 75 mijë. Për rrjedhojë është vendosur një tjetër rekord, pasi Inter do arkëtojë 5.8 milionë euro sipas ‘Gazzeta dello Sport’.

Shifra më e madhe e fituar nga një ndeshje në Seria A është në 2019 po nga Inter. Në atë 6 tetor ishte derbi i Italisë Inter-Juventus që u solli zikaltërve 6.6 milionë euro.