Një dëmtim serioz duket se ka pësuar lojtari brazilian i PSG në ndeshjen e sotme të ekipit të tij kundër Lille. Braziliani u largua në lot me barelë në minutën e 51-të dhe tani është një dyshim i madh për t’u paraqitur në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Djemtë e Christophe Galtier janë në një formë të vështirë – duke humbur tre ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë që nga viti 2011. Aktualisht, janë duke humbur 2:3 nga Lille.