Një ditë pasi publikoi rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 3/5 e votuesve të zgjedhjeve të prillit 2021, mendojnë se ppozita dhe mediat e kanë ekzagjeruar çështjen McGonigal, Eduard Zaloshnja komentoi rezultatin si edhe arsyet pse vendosi të kryejë këtë sondazh.

“Arsyeja pse e bëra këtë sondazh është për të parë efektin e saj në opinionin publik. Janë anketuar njerëz të rastësishëm. Ishte një sondazh elektronik.

Gjetja më kryesore ishte se 3/5 e atyre që kanë votuar në prill 2021, mendojnë se kjo cështje është ekzagjeruar ose nga mediat ose nga opozita ose nga të dyja bashkë. 2/5 mendojnë se nuk ka ekzagjerim. Ekziston një perceptim i gjerë, flas për ata që kanë votuar në zgjedhjet e fundit, se ka ekzagjerime.

U bë një javë me këtë cështje dhe ndjesia e njerëzve të thjeshtë, është që është tejkaluar masa. Mund të jetë bërë cështje më e madhe sec është.” u shpreh Zaloshnja në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News.