Ka shkuar në 1.700 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Numri i viktimave në Turqi është rritur gjithashtu në orën e fundit në më shumë se 1.000 të vdekur. Në Siri, të paktën 783 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.