Pas tre orëve protestë të opozitës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i është rikthyer normalitetit dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, nisën menjëherë punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar kolegët për rehabilitimin e hapësirave publike në kohë rekord.

“Faleminderit skuadrës fantastike të pastrimit dhe riparimeve të Qytetit të Tiranës, për rekuperimin në kohë rekord të hapësirave publike, pas “revolucionit” të radhës! Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet”, shkruan Veliaj.