Barcelona ka vënë në shënjestër tre futbollistë të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Katalanasit, të cilët kanë shansin e artë që të kthehen kampionë sivjet, duke parë krizën në të cilën po noton Reali, duket se duan të fuqizohen edhe më tepër në vazhdim.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, konkretisht portali “Fb Barcelona Noticias”, janë Federiko Kieza, Dushan Vlahoviç dhe Manuel Lokateli, tre emrat që kanë hyrë në listën e Zhordi Krojfit.

Dy sulmuesit shihen si shpatulla ideale e Robert Levandovskit për të synuar edhe seriozisht Champions-in, ndërsa Lokateli shihet si një zëvendësues i mundshëm i Frenki de Jongut, i cili nuk po ngrihet në nivelet e Ajaksit dhe prej shitjes së tij mund të arkëtohet një thes me miliona nga Junajtid.