PSG nuk po gjen qetësi sa i përket dëmtimeve. Me fillimin e shkurtit, muaj në të cilin do të vendoset e ardhmja e sezonit, parizienët pësuan një tjetër dëmtim, në ndeshjen ndaj Toulouse. Renato Sanches u largua nga fusha e lojës në pjesën e parë për probleme muskulare dhe, ndonëse klubi nuk e ka specifikuar shkallën e dëmtimit, nga pamjet e portugezit duke u larguar nga fusha i përlotur, duket se dëmtimi është i rëndë.

Ai i Renato Sanches është i fundit në një seri dëmtimesh që mund të dëmtojnë PSG-në kur duhet pak më shumë se një javë për përballjen e dyfishtë kundër Bayern, në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve. I pari që u dëmtua ishte Kylian Mbappé, i cili do të jetë jashtë për tre javë për shkak të shqetësimit në aduktorin e tij të majtë dhe prania e të cilit në Parc des Princes më 14 shkurt është praktikisht e përjashtuar. Sulmuesi jo vetëm që është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon, por gjithashtu përbën një kërcënim të vazhdueshëm për rivalët. Galtier nuk ka zëvendësues natyral për Mbappe, pavarësisht se Ekitiké është një talent i madh.

Mbappe i shtohet edhe Kimpembe. Mbrojtësi u detyrua në nëntor të ishte prezent në Kupën e Botës dhe u rikthye nga shqetësimet e tij në pulpë, ato që e kanë mbajtur larg fushës së blertë për praktikisht gjatë gjithë vitit 2023. Prania e francezit ndaj Bayern nuk është ende e sigurt.

Ramos dhe Neymar ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan infermierisë së PSG-së. Spanjolli do të rikthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme, siç raportohet nga vetë klubi francez. Ndërsa me brazilianin, pasiguria është më e madhe. Kavilja e tij nuk është shëruar plotësisht dhe forma e tij nuk është optimale.

PSG hyn në një periudhë vendimtare të sezonit. Të mërkurën, lideri i Ligue 1 do të udhëtojë për në Marsejë për t’u përballur me Olimpikun, në Klasiken e futbollit francez, në raundin e 16 të Kupës së Francës. Të shtunën, PSG do të luajë një ndeshje kyçe në Monaco, për udhëheqjen e kampionatit. Më 14 shkurt do të përballet me Bayern dhe do të mbyllë muajin kundër Lille, në “Parc des Princes” dhe do të kthehet në Marsejë për të mbyllur shkurtin.

Ndeshje që padyshim do të përcaktojnë objektivat e PSG për pjesën e mbetur të vitit.