Orikum, Vlorë – 3 Shkurt- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punën që po kryhet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore 24 orëshe në Orikum.
Duke u shprehur se në këtë qendër do garantohet standardi më i lartë i shërbimit për qytetarët, Manastirliu tha se programi kombëtar i rehabilitimit të qendrave shëndetësore do të vijojë edhe këtë vit.
“Është dejt përfundimit qendra shëndetësore Orikum, një qendër që gjatë vitit ofron shërbim për rreth 5 mijë banorë, po ndërkohë gjatë sezonit turistik 4-5 fishohet numri i qytetarëve, turistëve, pushuesve që marrin shërbim në qendrën shëndetësore 24 orëshe. Edhe për vitin 2023, 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin do të rehabilitohen me kushtet më të mira”,- tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se do të vazhdojë rritja e pagave për stafet mjekësore në të gjithë vendin.
“Vvijojmë me rritjen e pagave m 7% pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin. Do të jenë rreth 19 mijë punonjës shëndetësie që do të përfitojnë direkt nga rritja e pagave këtë vit dhe do të vijojmë me fuqizimin e strukturave tona qoftë në kujdesin parësor edhe në atë spitalor”, – nënvizoi Manastirliu.
Pas rehabilitimit të 340 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, edhe këtë vit do të investohet për rikonstruksionin e 60 qendrave të tjera shëndetësore, për t’ju ofruar shërbim dinjitoz qytetarëve dhe kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët.