Man.United dhe PSG janë të gatshëm të paraqesin një ofertë me tre shifra, por Victor Osimhen nuk është në shitje në fund të këtij sezoni, për këtë del garant presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis:

“Osimhen nuk është në shitje. Lojtarët tanë janë të shumëkërkuar, por ne nuk jemi të detyruar të shesim, nuk dua të shes askënd pasi klubi jonë nuk ka borxhe”, u shpreh De Laurentiis për ‘Bild’.

Osimhen ka një kontratë të vlefshme deri në 2025.