“Tani jemi në rrugën tonë drejt fitores. Rusia nuk do të jetë më në gjendje t’u imponojë asgjë popujve evropianë kur ta përfundojmë këtë luftë me humbjen e qartë të agresorit”. Me këto fjalë presidenti ukrainas iu drejtua parlamentit të Lituanisë.

“Ata donin që liria jonë të binte. Por ata do të bien,” shtoi ai, “ne duhet të sigurohemi që çdo agresor të mos ketë kurrë mundësinë të ëndërrojë diçka të tillë dhe të pushtojë lirinë tonë.”