Amir Rrahmani është kthyer në një lojtar kyç në formacionin e Napoli, ku nën urdhrat e Luciano Spallettit mbrojtësi shqiptarë ka arritur të bëjë mjaft mirë.

Kontrata aktuale e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës i përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por 28-vjeçari do të mbetet te liderit e Serie A, pasi palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, ka bërë të ditur këtë të diel se mbrojtësi kosovar është një hap larg zgjatjes së kontratës, ku palët priten të nënshkruajnë deri në vitin 2027 ku mbrojtësi do përfitojë rritje të ndjeshme të pagës me 2.5 milionë euro në vit.

Rrahmani me Napolin pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa do të ketë edhe rritje të pagës.

Rrahmani deri më tani është paraqitur në 14 ndeshje, 11 në Serie A dhe 3 të tjerat në Champions League, teksa ka shënuar një gol.