Aktorja Olta Beqiri duket se është një fanse e këngëtarit Luiz Ejlli në “realityshow-n” Big Brother Albania Vip. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale një foto të Luizit, ku shihet duke ndjekur spektaklin e “BBV” dhe sipër saj vendos hashtagun shumë të përdorur tashmë “#MeLuizin”. Kujtojmë se Olta Beqiri, pak kohë më parë, ka patur një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, romancë e cila zgjati rreth 4 muaj, edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht. Por, Butrinti ka qenë dhe i dashuri i moderatores Kiara Tito, për të cilën Luizi ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj në shtëpinë e BBV. Menjëherë, pas postimit të Oltës për Luizin, ka ardhur dhe një reagim nga Butrinti, i cili ka shprehur mbështetje për Kiarë. Ai publikoi një foto të Kiarës në InstaStory, duke i vendosur kurorën e mbretëreshës mbi kokë. Nuk dihen nëse këto veprime kanë ardhur për shkaqe xhelozie me njëri-tjetrin.