Luizi dhe Armaldo kanë debatuar me tonë të ashpra me njëri-tjetrin, ku siç dihet Luizi nuk i ka kursyer krahasimet ndaj ‘maestros’.

“Lepurush”, “Frikacak”, “Ti je lepur”, ishin disa nga epitetet që u përdorën gjatë debatit të tyre.

Armaldo i tha Luizit që të merret me banorët dhe jo me të, dhe se ai ka frikë. Por, Luizi i tha Armaldos se personi që ka frikë është ai, sepse nuk ulet përballë tij për të diskutuar, kjo pasi Armaldo po i kthente përgjigje duke qëndruar tek dera e oborrit, ndërkohë që Luizi ishte në tavolinë së bashku me banorët e tjerë.

Luizi i tha banorëve se Armaldo është frikacak dhe se dridhet kur flet me të. Duke folur nga dera e shtëpisë, Armaldo i tha Luizit se atë e ka dobësuar shumë Kristi dhe Olta. “Kërcënimi” i radhës i Luizit ishte se dëshironte shumë që të ishin në nominim që ai të shihte kë konsideron publiku lojtar më të fortë.