Luizi e ngacmoi sërish Oltën, për pjestarët e grupit, që ai i cilëson ‘ushtarët’ e saj. Teksa Olta po drekonte në kuzhinë, Luizi i tha asaj se njëri prej ‘ushtarëve’ e tradhëtoi atë, duke iu referuar Bjordit.

Këto ngacmime kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar, ku Olta votoi kundër daljes së Luizit dhe Efit nga dhoma e izolimit, ndërsa Bjordi votoi pro.

Pikërisht kjo zgjedhje e Bjordit, shtyu Luizin që të hedhë ‘kunja’ ndaj Oltës. Ky i fundit madje i tha Kristit, se ai nuk jeton dot pa të, në shtëpinë e Big Brother.