Myrto Uzuni vazhdon të dhurojë spektakël në La Liga 2 dhe ndihmon skuadrën e Granada të sigurojë një tjetër fitore duke tundur rrjetën.

Ashtu siç është bërë zakon, sulmuesi ka shkëlqyer në ndeshjen e kësaj skuadre në fushën e saj duke shënuar 2 gola në suksesin 2-0 ndaj skuadrës së Pike, Andorra.

Uzuni shënoi dy herë që në minutat e parë të duelit, duke ia bërë më të thjeshtë ekipit të tij suksesin që e ngjiti në vendin e katërt në klasifikim.

Goli i parë ishte një aksion individual spektakolar dhe një gjuajtje nga një kënd i pamundur i tij, ndërsa i dyti ishte me një asist perfekt të Kajehon.